Akademia muzika

Akademia Muzika është një shoqatë kulturore e lindur me qëllimin për të promovuar traditën muzikore shqiptare.
Janë pjesë e shoqatës profesorë muzikantë të nivelit të lartë, me eksperiencë shumë vjecare në Shqipëri dhe jashtë kufijve të saj.
Akademia ështe e orientuar kryesisht në muzikën popullore, por zhvillon edhe kurse të muzikes moderne dhe klasike për kulturë të përgjithshme.

Vallet Lirike

Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga gratë, më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet ritual, vallet humoristike, vallet pantomime .
Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë : vallet luftarake dhe valle trimërie . Në disa valle ka gërshetim të lirikës me epikën, vallet liriko-epike dhe valle epiko-lirike.

Valsi

Valsi është një nga kërcimet më të ngadalta dhe tërheqëse. Ky është kërcimi i parë i çiftit në nder të të ftuarve, pasi premton “Elegancë Performance” ! Valsi është një traditë e lindur në Angli, dhe në të gjitha sallonet mbretërore performohet nga Princi dhe Princesha.

Kurset qe ofrojme

Kurset e kërcimit në akademinë tonë përfshijnë:
Kurse për kërcime popullore.
Kurse për vals,tango etj.
Gjithashtu për dashamirësit e instrumentave muzikore mundësojmë kurse për piano, violinë, kitarrë dhe cifteli.

Na Vizitoni

  • Ndertesa San Tower, Rr e Kavejes, Kati 9, Apartamenti 40
  • sekretaria@akmu.al
Close Menu